Ide për festën tuaj

Më shumë se 40 ide të vogla për festa të paharrueshme. Zgjidhni një – për pjesën tjetër kujdesemi ne.

Ditëlindje për fëmijë

Superheronj, princesha, magjistarë, balona dhe tortë – ne i bashkojmë të gjitha.

Për shumë vjet!
  • Superheroi vjen në festë

    Një superhero me kostum sjell dhuratën, luan me fëmijët dhe bën foto me ta.

  • Festë me princesha

    Dekor si në përralla, një princeshë me kostum dhe kurora për të ftuarit e vegjël.

  • Shfaqje me magjistar

    Truke që i lënë fëmijët me gojë hapur – dhe ata bëhen ndihmësit e magjistarit.

  • Shfaqje me flluska

    Flluska gjigante, flluska me tym dhe fëmijë brenda një flluske të madhe.

  • Pikturim fytyre dhe lojëra

    Animatorë që pikturojnë fytyra, organizojnë lojëra dhe e mbajnë festën gjallë.

  • Festë me temë

    Dinozaurë, hapësirë, piratë ose futboll – dekor, tortë dhe balona sipas temës së preferuar.

  • Maskotë gjigante

    Një arush ose personazh i madh pelushi vjen për përqafime dhe foto.

  • Festë e vogël në shtëpi

    Hark me balona, sfond me emrin dhe tavolinë ëmbëlsirash – gati para se të vijnë mysafirët.

Ditëlindje për të rritur

Festë surprizë, ditëlindje jubilare ose mbrëmje me DJ.

U bëfsh 100 vjeç!

Surpriza në derë

Babadimri, një superhero ose balona me dhuratë – trokasin në derë kur s'e presin.

Surprizë!
  • Babadimri në shtëpi

    Babadimri vjen me thesin e dhuratave, i thërret fëmijët me emër dhe bën foto me familjen.

  • Superheroi sjell dhuratën

    Një surprizë që nuk harrohet: heroi i preferuar troket në derë me dhuratën tuaj.

  • Vizitë nga princesha

    Princesha vjen me kurorë, këndon urimin dhe lë një dhuratë të vogël.

  • Kuti surprizë me balona

    Hapet kutia dhe dalin balonat me helium – me foto, mesazh ose dhuratë brenda.

  • Urim me muzikë në derë

    Një muzikant me violinë ose kitarë luan urimin tuaj para derës.

  • Surprizë për 8 Marsin

    Lule, balona dhe kartolinë për nënën, gruan ose motrën – në shtëpi ose në punë.

Propozim martese

Ne përgatisim skenën, ju bëni pyetjen.

Tha po!
  • Propozim me qirinj dhe trëndafila

    Shteg me petale trëndafili, qirinj dhe drita – në shtëpi ose në tarracë.

  • Shkronja gjigante me drita

    Fjalët «MARRY ME» me drita, për një foto që do ta shihni gjithë jetën.

  • Fotograf i fshehur

    Fotografi e kap momentin pa u vënë re – nga pyetja deri te përqafimi.

  • Piknik romantik

    Batanije, jastëkë, lule dhe ëmbëlsira në një vend me pamje – ju vetëm bëni pyetjen.

  • Violinist për momentin

    Një violinist luan këngën tuaj ndërsa ju bini në gjunjë.

Përvjetorë & romancë

Dhomë me trëndafila, darkë në shtëpi ose surprizë për Shën Valentinin.

Përgjithmonë bashkë!

Baby shower & zbulim gjinie

Djalë apo vajzë? Momenti që e pret gjithë familja.

Ndërtoni paketën me çmime

Me jetë të gjatë!
  • Balonë gjigante zbulimi

    Shpohet balona e madhe dhe bie konfeti blu ose rozë.

  • Tortë zbulimi

    E bardhë nga jashtë, blu ose rozë brenda – përgjigjja del me prerjen e parë.

  • Tym me ngjyrë

    Tym blu ose rozë për foto të paharrueshme në oborr, në park ose në breg të detit.

  • Kuti zbulimi me balona

    Prindërit hapin kutinë dhe dalin balonat blu ose rozë.

  • Baby shower në shtëpi

    Dekor me ngjyra të buta, tavolinë ëmbëlsirash dhe lojëra për nënën e ardhshme dhe shoqet e saj.

Mirëseardhja e bebit

Shtëpia plot balona kur nëna dhe bebi kthehen nga materniteti.

Mirë se erdhe, bebe!

Diplomim

Festë e vogël me familjen dhe shokët: balona me vitin, sfond dhe tortë.

Suksese!

Nuk e gjetët idenë tuaj?

Na tregoni çfarë keni në mendje – e organizojmë bashkë.

Kërko ofertë falas